1
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur vajza e mitur e raportuar si e zhdukur në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit zyrtar, më 26 korrik 2025 në Stacionin Policor të Mitrovicës së Veriut ishte raportuar nga familjarët se vajza e tyre kishte dalë nga banesa dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ishte inicuar rasti “Person i zhdukur”, ndërsa policia kishte ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, përfshirë njoftimin e pikave kufitare dhe stacioneve përkatëse policore.
“Më datë 30.07.2025, personi i zhdukur është paraqitur në stacionin policor së bashku me prindin e saj. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.