Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në moshë të re, të bashkëpunëtores sonë të dashur, Elife Sherifi.
Elifja ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese e flaktë e klubit tonë, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses së klubit – pozitë të cilën e mbajti me përkushtim të jashtëzakonshëm për më shumë se gjashtë vite.
Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten përherë pjesë e kujtimeve tona më të çmuara.
Klubi ynë FC Drita shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, për këtë humbje të madhe.
Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë familjes dhe ndajmë dhimbjen me ta.
U prehtë në paqe, Elifja.
