Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lajm me rëndësi për diasporën dhe ata që udhëtojnë në Belgjikë”

 
   

Gazetari Bahri Cani jep lajm me rëndësi për diasporën dhe ata që udhëtojnë në Belgjikë.

Sipas Canit, Belgjika do të fillojë së shpejti të kontrollojë kufijtë e jashtëm, por akoma nuk dihet data e saktë se kur do të futen këto kontrolle.

“Lajm me rëndësi për diasporën dhe ata që udhëtojnë në Belgjikë: Belgjika do të fillojë së shpejti të kontroll kufijtë e jashtëm, por akoma nuk dihet data e saktë se kur do të futen këto kontrolle. Qëllimi është pamundësimi i futjes së migrantëve ilegalë.

Belgjika do shtrëngojë kontrollet në të gjitha rrugët e rëndësishme, stacionet hekurudhore dhe aeroportet. Më parë kufijtë e jashtëm kanë filluar t’i kontrollojnë edhe Gjermania, Holanda, Franca dhe Luksemburgu”, shkruan Cani.

Tutje, ai thotë se në këtë mënyrë kufizohet edhe më shumë liria e lëvizjes brenda zonës Shengen që me siguri do të ndikojë edhe në ngadalësimin e kalimit të kufijve.

“Sidoqoftë qeveria belge bëri të ditur se kontrollet do të forcohen në rrugë, në vendparkimet pranë rrugëve, si dhe në transportin tokësor, hekurudhor e ajëror, në veçanti me vendet si Itania apo Greqia ku vjen numri më i madh i të huajve.

Këto masa për fillim janë kufizuar për gjashtë muaj dhe do të fillojnë në ditët apo javët e ardhshme. Por sakt nuk është thënë kur akoma.

Sidoqoftë, në këtë mënyrë kufizohet edhe më shumë liria e lëvizjes brenda zonës Shengen, që me siguri do të ndikojë edhe në ngadalësimin e kalimit të kufijve”, vazhdon gazetari.