Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajmërohet Gjuriq: Serbia e vlerëson unanimitetin ndërkombëtar në kritikat e ashpra ndaj Kurtit

Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, në lidhje me tensionet e larta në tri komunat veriore të vendit fajin ia barti Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, derisa u shpreh edhe se as mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës “nuk mund t’i mbyllin sytë”. Madje, vazhdon të pretendojë ai, “Kurti ka gërryer edhe kreditin e themeluesve (të Kosovës) kohëve të fundit”.

Gjuriq tha se Serbia e çmon “unanimitetin në kritikën e ashpër ndaj Kurtit” të komunitetit ndërkombëtar, dhe atë “pavarësisht dallimeve të theksueshme që i kemi mbi statusin e Kosovës (së pavarur)”.

“Fatkeqësisht, u desh një situatë e tillë serioze që komuniteti ndërkombëtar të hapte sytë”, shtoi ai në një intervistë në “Kurir” ndërsa për Kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti, ai beson se “ka hyrë në konfrontim direkt me fuqitë e mëdha”.