Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një të dyshuarve për vjedhje.
Madje, përmes një postimi zyrtar, policia ka ndarë edhe foton e të dyshuarës.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje’”, thuhet në njoftim.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”.
