Lajme

​“Largqoftë dhuna”, Naim Murseli pretendon se kishte pasur raporte shumë të mira me Liridonën

 
   

I akuzuari, Naim Mursel gjatë dhënies së dëshmisë së tij sot ka deklaruar se me ish-bashkëshorten e tij, Liridona Ademaj kanë pasur marrëdhënie të mira. Madje, ai për të ndjerën tha se ka qenë nënë e mrekullueshme e bashkëshorte e devotshme.

Murseli gjatë dhënies së dëshmisë së tij tha se ish-bashkëshortja nuk ka pasur pse të ankohet pasi, siç tha ai, nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Murseli: Marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, larg qoftë të ketë pasur dhunë

“Unë me Liridonën jam fejuar në vitin 2010 më 21 prill dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011. Që I bie kam pas 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë dhe marrëdhëniet tona, marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme. Një nënë shumë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme… 5 vitet e para me Liridonën kanë qenë, Liridona, dëshira e saj e madhe ishte të bëhet nënë dhe kishte probleme me ngel shtatzënë dhe 5 vitet e para jam marr me të nëpër spitale dhe më në fund më 2017 iu realizua ëndrra, u bë nënë unë u bëra baba dhe menjëherë pas fëmijës së parë pas 1 viti e gjysmë deshi Zoti dhe erdhi edhe fëmija i dytë, dhe kemi jetuar së bashku krejt kohën nuk ka pasur asnjëherë ndonjë ndarje apo diçka të tillë. Çdo gjë ka qenë në rregull mes neve siç e ka thënë edhe dëshmitari Kanun Kokalla dhe vetë Leonardi… Nuk ka pas të ankohet se asnjëherë në jetën time lartë qoftë me ushtru dhunë apo diçka të tillë, ato gjëra nuk kanë ekzistuar në marrëdhënien tonë”, tha ai.

Murseli tha se kanë pasur të ardhura mjaftueshëm dhe se ai në vit ka pas të hyra 45 mijë euro e Liridona Ademaj kishte diku 20 mijë euro.

E kur u pyet për policen e sigurimit që e ka pasur e ndjera në Suedi, tha se secili shtetas i Suedisë e ka sigurimin shtëpiak dhe jetësor, e në këtë rast e kishin edhe ai e Liridona, në të njëjtën shumë.

Murseli: Unë dhe Liridona kemi pas policë të sigurimit

“Edhe unë e kam pasur të njëjtin sigurim siç e ka pasur Liridona, e kam pasur edhe unë të njëjtën shumë. Këtë ma ka pohuar edhe prokuroria nga informata të saj që ka marrë dhe është krejtësisht gjë normale me pas policë së sigurimit, por ajo shumë që ishte 3 milionë kruna suedeze, 260 mijë euro ajo nuk është shuma maksimale e policës së sigurimit. Ajo mund të rritet deri në 600 mijë euro nëse pala ka interes dhe çdo polisë e sigurimit është personale nuk mundem unë të hap një polisë sigurimit për Liridonën pa qenë ajo prezent apo anasjelltas”, tha ai.

I pyetur nga mbrojtësi i tij se a kishin pasur ndonjë marrëdhënie të ftohtë, Murseli mohoi një gjë të tillë.

Naim Murseli pretendon të ketë pasur “ftohje” të raportit me Liridona Ademajn

“Si çdo çift, nuk them që martesa jonë ka qenë pa asnjë grindje ndonjëherë, por jo deri në ftohje të marrëdhënieve, ka qenë çdo gjë në rregull”, tha ai.

Përveç bizneseve dhe punëve që udhëhiqte në Suedi, i akuzuari Naim Murseli tregoi se edhe në Kosovë është aksionar i një kompanie. Megjithatë ai pretendoi se në vitin 2023 bashkë me Liridonën kishin blerë edhe një shtëpi ku jetuan bashkë deri në momentin e vrasjes së saj.

Sa i takon raporteve që kishte me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, Murseli tha se Plavën e kishte njohur përmes Kushtrim Kokallës.

Murseli: Plavën nuk e njoh hiq, e kam takuar përmes Kokallës

“Liridona në qershor 2023 ka ardhur enkas prej Suedisë vetëm për tu bërë bashkëpronare e asaj shtëpie të cilën e kamë blerë me të dhe nga qershori deri në nëntor unë jam marr vazhdimisht me atë shtëpi që të bëhet gati për banim dhe aty banuam së bashku deri në ditën kritike. Sa i përket marrëdhënieve me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën është hera e parë në jetën time që kam parë që kam ndenjur me Granit Plavën vetë, pa Kushtrim Kokallën. Dy herë të tjera e kam takuar me Kushtrim Kokallën djalin e hallës dhe nuk kam pasur miqësi apo diçka të tillë me Granit Plavën nuk ia njoh as prindërit, motrat, vëllezërit nuk e njoh hiq. Shumë pak e njoh, vetëm përmes Kushtrimit e njoh. Kurrë nuk e kam takuar as ata mua… Kemi fol për shëtitje me dal këso gjërash”, deklaroi ai.

Sa i përket blerjes së armës me të cilën dyshohet se është vrarë Liridona Ademaj, ai pretensoi se ajo ishte blerë me të vetmin qëllim për shitje nga ana e Granit Plavës.

Murseli: Arma u ble për shitje

“Graniti ishte interesuar dhe më thotë se “këtë unë e shes të nesërmen, e shes dyfish” për atë qëllim është blerë vetëm për shitje dhe asgjë, po ashtu shitësin nuk e kam njohur… Unë kurrë nuk i kam dashur armët dhe Leonardi mund ta vërtetoj se kurrë nuk më ka parë me armë”, deklaroi ai.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme