Më 11 janar 1984, dikund afër orës tetë të mbrëmjes, Kadri Mani troket në portën e shtëpisë e familjes së Sejdi Veselit, në Kodren e Trimave!
Me Manin kishin qenë edhe dy persona të tjerë. Meqenëse Sejda thekson se nuk i kishte njoftë si figura as Rexhën dhe as Nuhiun përpos Kadriut, ky ngurron për një qast, por Kadriu s’qarohet me të shpejtë dhe thotë; këta janë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Hyjnë mbrenda, përshendeten dhe përnjëherë Sejda obligon dy vëllezërit të vëzhgojnë në oborr për të vërejtë se mos vërejnë ndonjë lëvizje të dyshimtë. Ishte dimër dhe gjthëçka ishte mbuluar me dëborë, prandaj gjurmët ishin një shenjë e mirë për nuhatje!
S’kalojnë më shumë se 15-20 minuta, prej se musafirët hyjnë mbrenda, ana e poshtme e pjerrtësisë së oborrit Shemsi, vëllai Sejdës, vëren hije njerëzish dhe lajmëron përnjëherë konakun, pastaj të gjithë alarmohen!
Edhe pse lëvizjet e dyshimta të përcjellësve kishin qenë shumë afër shtëpisë, ata nuk kishin hezitua për të hy mbrenda oborrit të shtëpisë. Duket se qëllimi i tyre të kenë qenë, të sigurohet rrethimi i hekurt në adresën e familjes Veseli. UDB-ja duket se paska qenë e sigurtë se mbrenda atij konaku kishte njerëz të dyshimt për pushtetin, pra ishte Kadriu ( si duket i përcjellur hap pas hapi, pas lirimit nga burgu) dhe dy të tjerët që i kërkonte pushtuesi me pishë të ndezur. Pra, flitet për një rrethim të hekurt, duke fillua nga xhamia e Llapit, dhe deri te plehërat, sepse ky rrethim ishte vërejtë edhe të nesërmen e mbas ditës! Ngadalë dhe në heshtje të plotë duket se forcat e milicisë janë grumbullua nga ana e hyrjes, në oborrin e shtëpisë, kurse pjesa tjetër shtëpisë nuk ka qenë e pa mundur të rrethohet sepse terreni vazhdon me oborrin e fqiut tjetër dhe kështu me rradhë!
Heronjët e pa vdekshëm të shqiptarisë, vendosin me të shpejtë të largohen! Sejda insiston të i shoqëroj ata, por Rexhep Mala nuk e
lejon, duke i thënë; ti duhet të zhdukësh të tëra ato dokumente, por më mirë do të ishte që të ndezen që të gjitha.
Sejda tregon se si u përdorln dy stufa për të djegë të gjitha ato programe, statute dhe shumë plan programe veprimi për luftën….)
Trimat kalojnë nëpër një dritare e cila ishte në anën e kundërt të portës hyrëse dhe vazhdojnë nga muri mbi murë, dhe nëpër oborret e fqinjëve. Me gjasë baca Kadri nuk kishte arritë të përcjellë hapat Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, dhe pastaj nxinet i gjallë, nga një rom,( i ndjeri e thotë vet në një shkrim) kurse Heronjët e e pa vdekshëm të lirisë së Kombit vazhdojnë tutje, por më në fund rrethohen nga të gjitha anët. Kur trimat e hetojnë rrethimin, ata lokalizohen në bodrumin e një shtëpie! Nga aty bëhet luftë e pabarabartë dhe më në fund vriten (ose vetëvriten) të dy heronjët e pa vdekshëm të kombit! Ky verzoin i ngjarjes është përshkrua nga vëllau e Sejdës, Shemsiu kur ne ishim në burgun e Gjilanit, por nuk mungojnë edhe plotësimet autentike të vetë Sejdi Veselit gjatë një bised të drejtpërdrejtë në fundin e gushtit të vitit 2025!
Largimi i ilegalëve nga shtëpia e familjes Veseli nuk përmbylli sigurinë dhe qetësinë, sepse të njëjtat forca u sulën sikurse ato bishtat e egra mbi shtëpinë dhe tanë familjen e Sejdës. Ishte ora 22:00 të natës së 11 janarit të vitit 1984, kur e gjithë familja, kinse ishte gjumë, pasi që kishin zhdukë të gjitha dokumentet, përnjëherë ndëgjohet shuli i portës së hekurt dhe zhurmat e milicisë së përzier edhe me shqiptarë të cilët futen mbrenda në shtëpi. E tanë familja, pesë vëllezërit, gruaja e ime me dy fëmijët, dy kunatat dhe nëna, të gjithë në pixhama dhe të zbathur, nxirren në oborrin e asaj nate të ftohët dimri, në -20 gradë, ndoshta edhe më shumë për njeriun kur qëndron për orë të tana i zbathur në dëborë.
Përderisa e tanë familja ishte në oborr, milicia dhe UDB e armatosur deri në dhëmbë rrotullojnë mbrapsht tanë shtëpinë, kurse nënën pesë djemve, heroinën nënë Hafize (ndjesë pastë) për qëndresën e saj, e detyrojnë të hyp e para në tavan, (sepse kishin frikë të e bënin vetë kontrillën) ndërsa mbrapa saj ngjiten milicët për të kontrolluar nënkulmin e shtëpisë! Natë e t’merrshme për të gjithë, por sidomos për nënën loke, të cilës ia arrestuan të pesë djemtë. Në një farë mënyre nëna gëzohet kur i fusin nëpër marica, me bindjen se ndoshta tani nuk u mërdhihen këmbët e zbathura! Të gjorës nënë i zbraset shtëpia, sepse të gjithë djemt përfundojnë në burgun e Prishtinës dhe dënohen nga gjykatës shqiptarë të cilët edhe sot kokorisen nëpër sistemet e drejtësisë së Republikës!

