Lajme

Laws: Fakti që anëtarë të UÇK-së kanë kryer krime, s’e bën atë organizatë kriminale

Mbrojtësi i viktimave, Simone Laws, tha se anëtarët e UÇK-së kanë kryer krime, por kjo “nuk e bën atë organizatë kriminale”.

Në fjalën e tij para Gjykatës, Laws tha se ka pasur “përpjekje cinike” për të fshehur krimet e pretenduara.

“Janë dy të vërteta: UÇK mund të ketë luftuar një luftë çlirimtare dhe pjesa dërmuese e luftëtarëve të saj e ka bërë këtë.

Por, është e vërtetë edhe tjera që anëtarë të UÇK të kenë kryer krime”, tha ai në përmbyllje të seancës.

Mbrojtja e Thaçit do të nisë nesër fjalën e saj përmbyllëse.

Të Ngjashme