Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lazim Destani pranë komunitetit shqiptar në Zvicër

Biznesmeni, intelektuali dhe filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani, ka marrë pjesë mbrëmë në një ndejë të ngrohtë me bashkatdhetarët në Cyrih.

Takimi mblodhi rreth vetes personalitete të shquara të botës së biznesit, shkencës, artit, sportit dhe letërsisë nga komuniteti shqiptar në Zvicër, duke krijuar një atmosferë vëllazërore dhe frymëzuese.

Moneytizer Paragrafi 2

Në bisedat dhe diskutimet e zhvilluara, u prekën tema të rëndësishme që lidhen me diasporën dhe me çështje që prekin trojet shqiptare. Destani, i njohur për afërsinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj komuniteteve shqiptare kudo në botë, u mirëprit me respekt e vlerësim të veçantë nga pjesëmarrësit.

Ai falënderoi për ftesën mikpritësin Sokol Komani, pronar i restorantit “Churrasco”, ku u mbajt ky takim, si dhe organizatorët që krijuan një ambient të ngrohtë bashkimi. Në kuadër të aktivitetit u prezantua gjithashtu brendi i cigareve/purove “Qunto” në tregun e Zvicrës.

Moneytizer Paragrafi 4