Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​LDK hyn në garë me Abdixhikun, hap derën për bashkëpunime

 
   

Lumir Abdixhiku është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryetari i LDK-së, në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, tha se janë të hapur që individë dhe parti politike të përfshihen në listën e LDK-së.

Madje pas pyetjes së KosovaPress, Abdixhiku tha se janë të gatshëm që nën listën e kandidatëve për deputetë të përfshihet edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.