Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“LDK kërkon postin e kryeministrit me vetëm 20 deputetë”, Milaim Nela ‘shpërthen’ ndaj Abdixhikut – ia përmend lidhjet me Edi Ramën!

 
   

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke kritikuar kërkesat e saj në skenën politike dhe lidershipin e Lumir Abdixhikut.

Sipas Neles, LDK kërkon të marrë drejtimin e Qeverisë, ndonëse ka vetëm 20 deputetë në Kuvend – një qëndrim që ai e cilëson si të palogjikshëm dhe të shkëputur nga realiteti politi, shkruan “Bota sot”.

“LDK do marrëveshje e me marrëveshje nënkupton vetëm postin e kryeministrit për Lumirin! E do qeverinë me 20 deputetë në kuvend! Nuk e di se në çfarë planeti ka vendosur të jetojë LDK-ja”, shkruan Nela.

Në një ton të ashpër, Nela ka sulmuar edhe afrimin e Abdixhikut me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur këtë veprim si fyerje për trashëgiminë rugoviane të LDK-së.

Edi Rama nuk ka vend në LDK, ashtu siç nuk kanë vend Aleksandar Vuçiq apo Ivica Daçiq, sepse qëndrimet e Edi Ramës nuk ndryshojnë aspak prej tyre,” thekson ai.

Shkrimi i plotë

LDK do marrëveshje e me marrëveshje nënkupton vetëm postin e kryeministrit për Lumirin!

E do qeverinë me 20 deputetë në kuvend!!!

Nuk e di se në çfarë planeti ka vendosur të jetojë LDK-ja e ku e sheh të ardhmen e saj pas 10 vitesh??

***

Në një parti me trashëgimine e LDK-se, pas rezultatit katastrofal te zgjedhjeve te fundit Lumir Abdixhiku duhet jo vetëm të kishte dhënë dorëheqje te parevokueshme por duhet të ishte larguar pêrfundimisht nga politika.

Votuesi i LDK-se nuk e duron fyerjen qe Lumiri dhe neosoroistet e LDK-se i kanë bërë trashegimise rugoviane duke ftuar dhe takuar Edi Ramën.

Edi Rama nuk ka vend në LDK ashtu siç nuk kane vend Aleksamdar Vuçic apo Ivica Daçiç sepse qendrimet e Edi Rames nuk ndryshojne aspak prej tyre.

Kryetari i Partise që ka krijuar Miladini e Dushani nuk ka vend në tryezat e te ftuareve të LDK-se!

Ne fakt me shume gjasa edhe tani LDK po vepron sipas skenarit te shkruar nga Edi Rama.