Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

LDK mbledh udhëheqjen – Kryesia e ngushtë takohet sot në orët e pasdites

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një takim të rëndësishëm në nivel të strukturave drejtuese.

Burime të Insajderit brenda partisë bëjnë me dije se në selinë e qendrore do të mblidhet Kryesia e ngushtë.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas informatave të siguruara, takimi është i paraparë të nisë në orën 14:00.

Në këtë mbledhje, krahas kryetarit Lumir Abdixhiku, pritet të jenë të pranishëm nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i partisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Siç mëson Insajderi, pritet të diskutohet rezultati i dobët në zgjedhje dhe dorëheqja e mundshme e kryetarit Lumir Abdixhiku.