
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nisur takimet me ekipin e tij për Kuvendin Komunal dhe aktivistët e partisë, me qëllim të hartimit të programit qeverisës për nivelin lokal.
Në një postim në rrjete sociale, Tahiri theksoi se LDK në Vushtrri ka numrin më të madh të grave në listë krahasuar me subjektet tjera politike në garën për pushtetin lokal.
Ky është postimi i tij i plotë
Filluam sot takimet me ekipin tonë për Kuvendin e Komunës dhe aktivistët e LDK-së me qëllim hartimin e programit qeverisës lokal.
Lista e LDK në Vushtrri ka përfaqësimin më te madh të grave në krahasim me secilën listë tjetër në garën komunale, sepse ne besojmë te fuqia e gruas dhe barazia shoqërore.
Ekipi jonë ka profesionist nga të gjitha fushat, arsimi, shëndetësia, kultura, sporti e studentët.
Do të bëjmë fushatë pozitive, me projekte konkrete e ku në qendër të programit kemi vendosur mbështetjen për familjen, gratë dhe çdo qytetar të Vushtrrisë.
Me energji, pozitivitet dhe bindje për fitore, po ndërtojmë programin që e meriton Vushtrria!