Në përvjetorin e 27 të Betejës së Koshares homazhe në kompleksin memorial bëri edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili këtë betejë e cilësoi si më të rëndësishme për popullin shqiptar, raporton KosovaPress.
Sot nderojmë një nder beretat më të rëndësishme të popullit shqiptar, tha Abdixhiku
“Sot nderojmë një nder beretat më të rëndësishme të popullit shqiptarë betejën e Koshares e thyerjes se kufirit shqiptaro shqiptar një thyrje historike të një padrejtësie historike. Sot nderojmë të 114 heronjtë të rënët në këtë betejë siç edhe falënderojmë të gjallët dhe me këtë ia rikujtojmë vetes çdo ditë se sa e shenjt dhe shtrenjtë është historia dhe liria e popullit tonë”, tha ai.
Përveç manifestimit në Koshare tek kompleksi memorial bën homazhe krerë shtetëror e lider të partive politike e shumë qytetarë e familjare të dëshmorëve qe ranë gjatë kësaj beteje qe nisi me 9 prill 1999 dhe përfundoi më 10 qershor 1999.
Përballja me forcat serbe që nisi më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.
