Lajme

​LDK shkon në KEDS, dorëzon dëshmi për mashtrimet me njehsorët elektrikë

Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dorëzuar siç thanë dëshmi në zyrën e KEDS se njësorët elektrikë po masin gabimisht kohën.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi tha se kanë sjell dëshmi të mjaftueshme se qysh “KEDS po manipulon dhe vjedh qytetarët” duke mashtruar me kohën në njehsorët elektrikë.

“Qytetarët nuk po faturohen në bazë të periudhës së faturave me tarfia të shtrenjta dhe atë të lirë”, tha ai.

Azemi kërkoi përgjegjësi institucionale nga qeveria Kurti, siç tha për këtë mashtrim.

Të Ngjashme