Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Legjislatura e nëntë: 63 seanca, 12 orë e gjysmë punë

 
   

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur gjithsej 63 seanca gjatë një periudhe kohore, ku janë regjistruar rreth 750 minuta punë.

Deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit pavarësisht këtyre seancave dhe minutave nuk arritën të zgjedhin një Qeveri të re apo ta miratojnë buxhetin. Madje për konstituimin e Kuvendit iu deshën 60 seanca.

Seancat, që përfshijnë ato konstituive kanë ndodhur kryesisht gjatë muajve Prill, Maj, Qershor dhe Korrik të vitit 2025.

 Image
 Foto 
 

Raporti i publikuar nga REL tregon se shumica e seancave janë zhvilluar me disa orë të shkurtra, ndërsa disa ditë kanë pasur seanca që kanë zgjatur më shumë si në rastin e seancës së 26 Gushtit, ku janë regjistruar minutat më të shumta të kaluara në seancë.

Përveç seancave të zakonshme konstituive, janë shënuar edhe dy seanca që lidhen me “Mandatarin e parë” dhe “Mandatarin e dytë”, që janë zhvilluar në fund të muajve Tetor dhe Nëntor, duke përfshirë seanca të jashtëzakonshme për buxhet, të cilat kanë kaluar po ashtu më shumë se 60 minuta.

 Image
 Foto 
 

Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten më 20 nëntor shpërndau legjislaturën e nëntë të Kuvendit, dhe tha se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend të mbahen më 28 dhjetor.