Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit dhe zonat përreth.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur epiqendrën në zonën e Peskovës, në Maqedoninë e Veriut, me magnitudë 4.8 ballë.
Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në disa zona të Kosovës dhe në veriun e Shqipërisë.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe priten informacione të mëtejshme zyrtare.
Lajmi në përditësim …
