Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”

 
   

Dy minatorë të “Trepçës” kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e shpërthimit të një gome kamioni në horizontin e 10-të.

Ushtrues detyre i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Gazmend Berisha, ka konfirmuar për KosovaPress, se minatorët janë trajtuar në repartin e Oftalmologjisë.

“Po, kanë marrë trajtim mjekësor në repartin e Oftalmologjisë, gjendja e tyre është stabile”, ka deklaruar Berisha, duke shtuar se pas tretmanit janë liruar për në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i minierës “Trepça”, Shyqyri Sadiku.

“Gjatë fryrjes së një gome të kamionit në horizontin e 10-të ka ardhur deri te shpërthimi. Lëndimet janë të lehta, kanë marrë trajtim në spital dhe janë liruar në shtëpi”, ka thënë Sadiku.