Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lëndohen tre persona në aksidentin në hyrje të qytetit të Skenderajt

Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes një veture dhe kamioni në rrugën Llaushë – Skenderaj, saktësisht në hyrje të qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

Bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.