Shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, ka thënë se mirëpresin pajtimin e bërë sot në mes të Qeverisë së Kosovës dhe BE-së sa i përket implementimit të Ligjit për të Huajt dhe për Automjetet.
“Mirëpresim marrëveshjen për zbatimin e ardhshëm të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet – një hap i rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë
Welcome agreement on future implementation of the Law on Foreigners and Vehicles – an important step forward in addressing a practical issue affecting people’s daily lives. Congratulations to PM Kurti, EUSR Peter Sørensen & Ambassador Aivo Orav for their leadership & engagement.
— Ambassador Gerard McGurk (@OSCEKosovo_HoM) March 14, 2026McGurk ka uruar Kurtin, Sorensenin dhe Oravin për punën e tyre sa i përket arritjes së dakordimit.
