Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lëshoni ren, pse keni ardh ju”, debat i fortë mes Zemajt e Bahtirit pas dështimit të seancës

 
   

Debat i fortë u zhvillua ndërmjet deputetit të VV-së, Agim Bahtiri dhe homologut të tij të LDK-së, Armend Zemaj.

Ishte Zemaj ai që kërkonte llogari nga Bahtiri për “koçitjen” që sipas tij, VV po e bën në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Por Bahtiri ia kthente me një pyetje tjetër. “Pse keni ardh ju?”, ishte pyetja e Bahtirit.

 
 
  
 
 

“Lëshoni ren, lëshoni renin, nuk po mund të bëni një kryetar të Kuvendit”, thoshte Zemaj.

I gjithë ky debat ndodhi pas dështimit të 35-të të Kuvendit të Kosovës.