Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, i ka dërguar një leter urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Nausėda shpreh urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke dëshiruar suksese, prosperitet dhe unitet për vendin.
Njoftimi:
Ai thekson marrëdhëniet miqësore ndërmjet Lituanisë dhe Kosovës, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe mirëkuptim të ndërsjellë, dhe rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për aspiratat e integrimit evropian të Kosovës.
Presidenti Nausėda nënvizon gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe riafirmon përkushtimin e Lituanisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke shprehur bindjen se partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet dhe të zhvillohet në të ardhmen.
