Aktuale

Letra për Shtëpinë e Bardhë me gabim në titull: “ratfikimi” i Elisës i shkruar gabim

Një dokument zyrtar, që i është dërguar Shtëpisë së Bardhë dhe lidhet me një marrëveshje në kuadër të Kartës së Bordit të Paqes, ka tërhequr vëmendje jo për përmbajtjen diplomatike, por për nisjen me gabim drejtshkrimor në titull.

Dokumenti, i firmosur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mban titullin “INSTRUMENT RATFIKIMI”, duke lënë jashtë një “I” thelbësore në fjalën RATIFIKIMI.

Në dokument përmendet ratifikimi i marrëveshjes së pranuar nga Republika e Shqipërisë, e përfaqësuar nga kryeministri në Kartën e Bordit të Paqes, dhe deklarohet angazhimi për zbatimin e saj. Por ndërsa përmbajtja synon seriozitet diplomatik, titulli ka prodhuar më shumë buzëqeshje sesa solemnitet.

Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një gabim nga emocionet e një akti të rëndësishëm ndërkombëtar apo thjesht nga pakujdesia në korrigjimin e dokumentit.

Të Ngjashme