Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Ish- ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsionir dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Arsimit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi.

“Shumë i bukur lajmi për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit! Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë. Zgjedhje e goditur Belinda Balluku Urime e me krahë të lehta!”, ka shkruar ajo.

Aliu kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit në Qeverinë Kurti.