Lajme

Ligji i Speciales, Gruda: Kushtetuta nuk është prekur

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen.

Gruda tha se kjo nuk bie ndesh me obligimet ndërkombëtare që i ka Kosova.

Ai theksoi se Kushtetuta nuk është prekur.

“Jemi të bindur që ky ligj nuk e shkel asnjë detyrim ndërkombëtare që Kosova e ka marrë dhe jemi ballëhapur para bashkësisë ndërkombëtare për të thënë se Kosova i rri besnike veprimeve për të hetuar pretendimet për trafik të organeve“, tha Gruda para mediave.

Të Ngjashme