Lajme

Ligji për çmime të barnave pritet të ndikojë në stabilizimin e tregut

Sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në përmirësimin e skemës së barnave jashtë-spitalore. Ndonëse niveli i furnizimit me barna është rreth 80 për qind, gjendja mbetet dinamike, me fokus në rritje të transparencës dhe sigurimin e barnave thelbësore për pacientët.

Përgjatë këtij viti pritet zgjerimi i listës pozitive të barnave, veçanërisht për ato kardiovaskulare, ndërkohë që ligji për çmimin e barnave, që do të fillojë të zbatohet pa përjashtim nga ky muaj, pritet të ndikojë edhe më shumë në stabilizimin e tregut dhe shmangien e shtrenjtimeve.

Në vazhdën e përpjekjeve për stabilizim të çmimeve dhe synimit të zgjerimit të listës pozitive, Barnatorja Qendrore e Qendrës Klinike Universitare, shënon nivelin e furnizimit me barna për rreth 80 për qind. Situata mbetet dinamike, ndërkohë që mungesa e barnave apo produkteve medicinale ka për pasojë dështimet në procedura të prokurimit, mungesës së ofertave, vonesave në furnizim nga operatorët ekonomik, si dhe rasteve të shumta kur produktet nuk janë pjesë e regjistrave të vendit.

Dardane Mehaj, drejtoreshë e Barnatores Qendrore në QKUK tha se “Ne jemi të obliguar që lista e barnave që shteti i rimburson që quhet listë esenciale e barnave shteti obligohet me siguruar furnizimin me ato barna dhe mund të them që një përqindje shumë e madhe e tyre për shembull problemet ishin sfidat të mosofertave kompanitë nuk ofertonin se qoftë për shkak të çmimeve të ulëta, qoftë për shkak të sasive të ulëta që planifikohen gjatë vitit ose edhe mosregjistrimit fare në Republikë të Kosovës”.

“Në të gjitha produktet tona ne marrim pjesë në çdo tender të hapur nga institucionet përkatëse, në produktet që jemi fitues furnizimi në këto institucione është pothuajse 100%. Nëpër produkte që nuk jemi fitues dhe janë fitues depo të tjera. Ka pasur raste që edhe nëse nuk ka mundur të furnizohet shteti me ato produkte përkatëse, ne kemi shprehur gatishmëri dhe kemi jep donacion”, thotë Donat Hasani për RTK, përfaqësues i depove farmaceutike.

Përvec furnizimit të rregullt me barna dhe material shpenzues, sfidë në vete mbetet mospërshkallëzimi i çmimeve krahasuar me vitin e kaluar, Ndonëse janë shënuar rritje çmimesh për disa barna të rimbursueshme, zbatimi i Ligjit për çmimin e barnave, pritet të ndikoj në stabilizimin e tregut, duke synuar shmangien e shtrenjtimeve.

Vyrtyte Krasniqi Shala, drejtoreshë e AKPPM pohoi se çmimet janë në fazë të rideklarimit ku është procedura e ankimimit dhe komisioni i ankesave është duke i shqyrtuar ankesat lidhur me listën preliminare të rideklarimit.

“Rideklarimi i bien rishikimit i të gjitha çmimeve një herë në vit që bëhet domethënë që ajo listë zyrtare rishikohet për së dyti herë për domethënë për rishikim vjetor edhe zyrtarizohet me vendim të ministrit. Pritet me u përfunduar më 30 prill 2026”, shtoi ajo.

Përgjatë këtij viti pritet edhe zgjerimi i listës pozitive të pozitive të barnave, veçanërisht për ato kardiovaskulare. Ndërkohë operatorët ekonomik, që shpesh shkaktojnë mungesë të përkohshme të barnave për shkak të vonesave në furnizim, do të penalizohen në përpushje më ligjet në fuqi.

Të Ngjashme