
Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare.
Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit.
Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.
Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë./TopChannel