Sulm ajror në Irak, dhjetëra viktima dhe akuza të forta ndaj SHBA-ve
Sulme ajrore në një objekt të forcave shiite të mobilizimit popullor të Irakut (PMF) në provincën perëndimore Anbar kanë vrarë të paktën 15 luftëtarë, përfshirë komandantin e operacioneve në Anbar, dhe kanë plagosur 30 të tjerë, kanë bërë të ditur burime të sigurisë dhe shëndetësisë për Reuters.
Popular Mobilisation Forces (PMF) konfirmoi në një deklaratë vdekjen e komandantit të saj në Anbar, Saad al-Baiji, dhe 14 personave që e shoqëronin. Organizata akuzoi Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmit, duke thënë se një sulm ajror amerikan goditi një qendër komande ndërsa personeli ishte në detyrë.
Burime shëndetësore thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe se numri i viktimave mund të rritet.
