Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Liria ka Emër’ organizon marsh me motoçikleta drejt Hagës

 
   

Platforma “Liria ka Emër” njofton organizimin e një marshi me motoçikleta drejt Hagë.

Marshi do të nisë nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me fillim në orën 08:00.

Ky marsh simbolik ka për qëllim mbështetjen e drejtësisë dhe nderimin e sakrificave të dëshmorëve të kombit.

Pjesëmarrësit do të bashkohen në këtë rrugëtim me motoçikleta, duke shprehur solidaritetin dhe përkushtimin për lirinë dhe drejtësinë.