
Lirim Gashi ka ironizuar thirrjen e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, për protestën e 14 shtatorit në Hagë. Në një postim në Facebook, ai tha se Hashim Thaçin duhet ta mbrojnë nga vetja dhe shokët e tij, duke kujtuar se “frontin e luftës e kishte parë vetëm nga televizioni dhe dhomat luksoze të hotelit Rogner”.
Me ironi ai shtoi se do të shkonte me kënaqësi në protestë për shokët e Thaçit, por frikësohet se autobusët e organizuar mund të prishen rrugës dhe do t’i mbetet të kthehet në këmbë në shtëpi, pasi nuk ka biletë kthimi.
Postimi i plotë i Lirim Gashit:
“MEMLI, shko e mbroje Hashimin nga vetja e tij dhe shokët e tij, se në frontin e luftës e ka parë vetëm nga televizioni dhe nga dhomat luksoze të hotelit Rogner.
Do të shkoja me kënaqësi në protestë për shokët e tij, por autobusi që e keni organizuar frikësohem se prishet rrugës, e unë nuk kam biletë kthimi për në shtëpi.
Bandat grabitqare ‘Vendlindja Thërret’ i kanë përvetësuar paratë e qytetarëve naivë dhe janë bërë milionerë.”