Polonia është gati për ndeshjen me Shqipërinë.
Trajneri Jan Urban ka publikuar listën zyrtare me 25 emra, ku nuk mund të mungonte lideri Robert Levandovski.
Më tej është ftuar Oskar Pietushevski, që është vetëm 17 vjeç dhe e duan të gjithë tifozët. Talenti i Portos akoma nuk ka provuar as ndjesinë e stolit me ekipin e parë.
Nikola Zalevski është po ashtu pjesë e listës, edhe pse ndaj Shqipërisë do të mungojë. Lojtari i Atalantës në Seria A ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Në Poloni i bëjnë llogaritë për finalen e “play off” të Botërorit, duke projektuar kualifikimin ndaj Shqipërisë.
Sfida Poloni-Shqipëri është gjysmëfinalja e “play off” të Botërorit. Ky takim do të luhet më 26 mars, prej orës 20:45. /Panorama Sport/

