Lajme

LIVE/ Krerët e shtetit: Pavarësia e Kosovës është rezultati i një rruge të gjatë

17.02.2026 – 18:38

Kurti kërkon Gjykatë Speciale për “Sarajevo safari”: Rol thuhet të ketë pasur edhe Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një Gjykate Speciale për të hetuar dhe gjykuar vrasjen e civilëve boshnjakë me snajper në vitet e 90-ta.

Sipas tij, thuhet se rol në “Sarajevo safari” ka pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku për një shumë të hollash nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë.

Kurti, në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, tha se e ashtuquajtura “shtëpia e verdhë” për trafikim të organeve në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë dhe se e njëjta është pjesë e narrativës hibride të Serbisë kundër UÇK-së.

“E ashtuquajtura shtëpi e verdhë në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarët e UÇK-së, por është pjesë e narrativës hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë. Ajo është iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev, më 15 prill 2008, as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo safari’ do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, tha ai.

Kurti, duke folur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, tha se lufta e çlirimtarëve ishte e drejtë dhe një domosdoshmëri për liri dhe mbijetesë.

“Ai nuk mund dhe nuk do të ndryshojë një të vërtetë themelore dhe historike. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës dhe një represioni sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë, deri në gjenocid. Ky proces nuk mund të vërë në dyshim karakterin çlirimtar dhe antikolonialist të luftës sonë dhe as aspiratën legjitime të Kosovës për liri dhe barazi”, shtoi Kurti.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, tha se konferenca e dytë është dëshmi e përkushtimit për të thelluar dialogun shkencor dhe zgjeruar perspektivën për hulumtimet e krimeve të luftës.

“Dëshmi e përkushtimit tonë për të thelluar dialogun shkencor dhe zgjeruar perspektivën për hulumtimet e krimeve të luftës. Diskutimet që do të zhvillohen gjatë këtyre tri ditëve synojnë të ofrojnë analiza të thelluara, qasje disiplinare dhe reflektime kritike mbi pasojat afatgjata të luftës, jo vetëm si përvojë historike, por edhe si realitet që vazhdon të ndikojë jetën e individit, strukturën shtetërore dhe proceset e shtetndërtimit. Konferenca jonë synon të dokumentojë të kaluarën dhe të kontribuojë në prodhimin e njohurive të reja, të krahasueshme në nivel ndërkombëtar”, tha ai.

Kosova, sot ka shënuar 18-vjetorin e pavarësisë.

17.02.2026 – 18:37

Krerët e shtetit: Pavarësia e Kosovës është rezultati i një rruge të gjatë

Krerët e shtetit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë organizuar një pritje shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Pavarësia e Kosovës falë, dëshmorëve, martirëve të rënë në luftën e Kosovës. Ajo tha Kosova po punon drejtë së ardhmes euroatlantike.

“Përulemi me respekt para vizionit të presidentit historik dhe arkitekti të pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova. Përulemi me nderim para secilit dëshmor ushtar të UÇK-së dhe para secilit martir të lirisë, duke ditur se falë tyre jetojmë në një shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik. Kontributi i tyre është përgjegjësisht i gdhendur në themelet e Republikës sonë. Në momentet më të errëta, kur dukej se shpresa ishte e largët, populli ynë nuk ishte i vetëm. Aleatët tanë qëndruan pranë neve dhe miqësia me ta mbetet një nga shtyllat më të fuqishme mbi cilat qëndron siguria dhe e ardhmja e Kosovës. Të nderuar qytetarë! Në këto tetëmbëdhjetë vite, Republika jonë ka kaluar sfida, por ka ecur përpara me vendosmëri, duke dëshmuar se rrënjët e saj janë të thella dhe se besimi i qytetarëve është forca më e madhe që ka ky shtet”, tha ajo.

Sipas saj, Kosova sot është një vend që ndërton, që krijon dhe që punon drejt së ardhmes së saj euro atlantike. “Është vendi ku të rinjtë po shkëlqejnë në sport, në art, në shkencë, në teknologji e në çdo fushë tjetër, duke dëshmuar se fuqia më e madhe e Kosovës qëndron”, tha ajo.

Kurse kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pavarësia e Kosovës është rezultati i një rruge të gjatë dhe të vështirë, të sakrificës, të organizimit, mobilizimit dhe më e rëndësishmja, të unitetit tonë si popull.

Haxhiu përmendi, zërin e ndërgjegjes kombëtare, si Adem Demaqi, simbol i rezistencës politike, i sakrificës dhe i qëndresë së palëkundur për liri, i cili me dekada burgimi mbajti gjallë idealin e Kosovës për liri. Po ashtu, sipas saj rol në këtë proces pati edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, si dhe diasporën shqiptare që ishte pjesë e pandashme e kësaj qëndrese.

Ndërsa kryeministri, Albin Kurti, tha se shteti i Kosovës, është i paraprirë nga mira vite të ekzistencës sonë si popull, e qindra si komb. Ai tha se para deklarimit të pavarësisë, shtetësia jonë ka ekzistuar në shumë forma.

Kreu u ekzekutivit tha se pavarësia e vendit është arritur fal sakfiricës e rezistencës. Kurti, ka falënderuar të gjithë ata që janë kontribut për pavarësinë e Kosovës.

Të Ngjashme