06.03.2026 – 08:50
Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme?

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka nxjerr dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit të ri.
Ajo ka fajësuar deputetët e Kuvendit që sipas saj nuk arritën të zgjedhin presidentin e ri.
Ajo ka thënë që pas natës së mbrëmshme nuk ka afat më për një tentativë tjetër dhe si rrjedhojë bëhet edhe shpërndarja e Kuvendit.
Kujtojmë se mbrëmë, në orët e vona, është mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi nuk pati kuorum të mjaftueshëm për zhvillimin e procesit të votimit.
