Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të mbajë sot një konferencë për media në Presidencë, duke filluar nga ora 08:00.
Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Në ora 8:00, Presidentja Osmani mban konferencë për media në Presidencë”, ka njoftuar Kupina, raporton RTKlive.
Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth kësaj konference që do ta mbajë presidentja.
Kujtojmë se mbrëmë, në orët e vona, është mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi nuk pati kuorum të mjaftueshëm për zhvillimin e procesit të votimit.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sqaroi se në raundin e parë dhe të dytë të votimit duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë, në mënyrë që votimi të konsiderohet i vlefshëm. Për shkak të mungesës së këtij numri deputetësh në sallë, seanca u ndërpre pa u zhvilluar votimi për zgjedhjen e presidentit.
