Ramiz Lladrovci me Ali Ahmetin, shoqatat e dala nga lufta dhe veteranët e UÇK-së, ka bërë homazhe në Prekaz, Marinë dhe Gllanasellë.
Postimi i tij në rrjetin social:
Me Abaz Gjukën dhe bashkëpunëtorët, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe veteranët, kemi bërë homazhe dhe vendosëm buqeta me lule, në Memorialin e Jasharajve në Prekaz, Marinë dhe Gllanasellë.
Takuam Bacën Rifat dhe shprehëm nderim për Epopenë e UÇK-së dhe Jasharajt legjendarë, në krye me Komandantin legjendar Adem Jasharin.
Historia e Kosovës dhe kombit, pa Epopenë e UÇK-së nuk mund të shkruhet, andaj sot e gjithmonë, përkulemi me nder, para sakrificës madhore të Jasharajve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit.
Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
