Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lladrovci mund të jetë më i miri, por nuk u shërbeu klaneve”

 
   

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Laldrovci është larguar nga gara për të qeverisur sërish me Drenasin, si kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale.

AI është zëvendësuar me Petrit Hajdarin, që është shpallur si kandidat i PDK-së.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ismet Kryeziu në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas largimit të Lladrovcit nga gara.

Kryeziu shkruan se Lladrovci mund të jetë shoallur si më i miri, por nuk ua ka shërbyer klaneve dhe është koha të largohet.

Postimi i plotë:

PDK na kujtoi një parim të politikës së pashkruar, qeverisja e mirë është e rëndësishme, por nuk të garanton mbështetje nga partia.

Ramiz Lladrovci, mund të jetë i suksesshëm, madje edhe i shpallur si më i miri – por nëse nuk u ka shërbyer me zell klaneve dhe grupeve të interesit brenda partisë, i ka ardhur koha të largohet.