Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lladrovci ndryshon deklaratat pasi u lajmërua Prokuroria

Ramiz Lladrovci fillimisht kishte deklaruar publikisht se audio-incizimi i publikuar ishte bërë në Zyrën e Kryetarit të Komunës. Por, vetëm pak ditë më vonë – pasi u tha nëpër media që Prokuroria është duke shqyrtuar materialin – Lladrovci ndryshoi qëndrim, duke thënë se takimi ishte zhvilluar në Hotel “Emerald”, në Restorantin e katit të pestë, më 29 maj 2023.

Ky ndryshim thelbësor në rrëfimin e tij ngre pyetje serioze për besueshmërinë e deklaratave dhe përpjekjen për ta relativizuar përmbajtjen e incizimeve.

Moneytizer Paragrafi 2

Në komunikatën e parë, Lladrovci mundohej ta paraqiste rastin si një takim zyrtar në komunë, ndërsa në reagimin e dytë, e zhvendos ngjarjen në një ambient privat, jashtë institucionit. Kjo kundërthënie del në pah pikërisht në momentin kur organet e drejtësisë janë përfshirë në hetim.

Ky ndryshim i vazhdueshëm i versioneve të tij shihet si tentativë për ta larguar përgjegjësinë institucionale dhe për të mjegulluar faktet reale të rastit.

Moneytizer Paragrafi 4