Me rastin e përvjetorit të 28-të, të masakrës së forcave serbe në Çirez e Likoshan, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se pas kësaj masakre, UÇK do të përshpejtonte aktivitetet për çlirim.
Postimi i Lladrovcit:
Me nderime, u përkulëm dhe shprehëm dhimbje e solidaritet me familjet e dëshmorëve dhe martirëve në përvjetorin e masakrës së forcave serbe ndaj qytetarëve të Çirezit e Likoshanit.
Nuk ishte e rastit që okupatori po sulmonte burimet e çerdhet e rezistencës shekullore. Armiku po sulmonte nga frika dhe paniku për të penguar organizimin e UÇK-së dhe rezistencën e armatosur.
Armiku në Çirez dhe Likoshan kishte për qëllim shkatërrimin e çdo rezistence të popullit tonë, por, ky terror shtetëror i Serbisë, do të kishte efekt të kundërt.
Pas kësaj masakre, UÇK do të përshpejtonte aktivitetet për çlirim dhe mobilizim për historinë më krenare të kombit që pas pak ditëve do të bëhej lajm botëror.
Përgjegjësit, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë e cila po vonon, por, nuk harron.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Çirezit dhe Likoshanit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
