Nata e tretë gjysmëfinale e AGT në televizionin Kombëtar Vizion Plus prodhoi gjithçka që mund të ketë një spektakël i përmasave botërore. Në fund të kësaj mbrëmjeje magjike, dy finalistët që kaluan në finale ishin pastori me zë engjëllor Cory Creamer dhe fantastikja Dejzi Zylaj.
Shqiptarët dhe konkurentët përjetuan një tjetër natë të jashtëzakonshme, një tjetër natë yjesh.
Çdokush e shijoi, të gjithë u emocionuan, por më të vështirë për përzgjedhjen e dy yjeve mes 10 konkurentëve e patën yjet e jurisë: Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Katro Ziso. Juria e AGT e pati shumë më të vështirë se gjeniu i numrave, Ermis Arra, që gjithashtu bëri një punë të mrekullueshme.
Përzgjedhja e tyre kishte një zë po aq drithërues sa ai i pastorit amerikan Cory Creamer, dhe komplimentet e tyre ishin po aq të ëmbla sa buzëqeshja e ëmbëlsirës Maren Tare.
Gjithashtu, kjo natë yjesh kishte dhe performanca fantastike të konkurrentëve si “Break The Floor” dhe Nadiu Muça, magjiken Dejzi Zylaj, Keris Babliku, motrat hip-hopiste Sara dhe Luana, si dhe artistët Aron dhe Franko.
Secili prej këtyre konkurrentëve solli diçka të veçantë dhe mbresëlënëse, duke e bërë edhe më të vështirë për jurinë të bëjë një përzgjedhje përfundimtare.
Megjithatë, vetëm dy prej tyre ia dolën të shkonin në finale. Në përfundim të kësaj nate të paharrueshme, pastori me zë ëngjëllor Cory Creamer dhe fantastikja Dejzi Zylaj ishin ata që do të vazhdonin garën për titullin e madh.
Ky prodhim i Vizion Plus, tashmë i kthyer në një ngjarje të rëndësishme për familjet shqiptare, do të vijojë të mbajë edhe për pak javë të gjithë bashkëkombasit para ekranit çdo të hënë në orën 21:00.
