Anëtari i GUXO, Luan Gacaferi, ka vlerësuar paraqitjen e Donika Gërvallës në RTK, duke e cilësuar atë si të jashtëzakonshme, të qartë dhe pa ekuivok.
Përmes një postimi, Gacaferi theksoi se Gërvalla tregoi “një mentalitet puro gjerman”, duke thënë se politika ka nevojë për njerëz që e thonë të vërtetën pa e zbukuruar realitetin.
Sipas tij, kur e vërteta thuhet me guxim dhe dinjitet, ajo nuk është provokim, por përgjegjësi ndaj publikut.
Postimi i plotë:
Donika vërtetë GUXO-n
Edhe sonte në RTK, Donika Gërvalla, ishte e jashtëzakonshme. E qartë, direkte dhe pa asnjë ekuivok!
Një mentalitet puro gjerman: e vërteta dhe vetëm e vërteta edhe kur ajo mund t’i dhembë dikujt.
Sepse politika ka nevojë për njerëz që nuk e zbukurojnë realitetin, por e thonë ashtu siç është. Dhe kur e vërteta thuhet me guxim e dinjitet, ajo nuk është provokim për askënd por është detyrim dhe përgjegjësi!
