Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lufta në Ukrainë, ShBA i dhuron Kievit armatim të avancuar

Presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjata veprimi për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë të vazhdueshme.

Ukraina do të marrë disa raketa ATACMS me një rreze veprimi deri në 300 km. Kjo do t’i mundësonte Kievit të godiste objektivat ruse thellë pas vijës së frontit.

Të paktën një raketë ukrainase goditi selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Krimenë e aneksuar të premten.

Një burim ushtarak ukrainas i tha BBC-së se sulmi në portin e Sevastopolit u krye duke përdorur raketa Storm Shadow, të cilat furnizohen nga Britania dhe Franca, duke theksuar rëndësinë e armatimit perëndimor për Kievin.

Raketa të tilla kanë një rreze prej pak më shumë se 150 milje.

WSJ shton se armët do të dërgohen në javët në vijim.

As SHBA dhe as Ukraina nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht raportet e mediave amerikane./teve1.info/

Tags: