Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Luizi e përndjek, Maestro bën deklaratën e fortë: Nuk dua t’i bëj konkurrencë

Ish banori i BBV2 Armaldo Kllogjeri i njohur edhe si Maestro ka qenë i ftuar në emisionin “Lancio”, ku ka folur për marrëdhënien me Luizin. Emri i Luizit e përndjek Maestron edhe pse ata e kanë ndërprerë marrëdhënien.

Kllogjeri u shpreh se gjërat dhe konfliktet që kanë ndodhur në BBV i ka mbyllur që me mbarimin e spektaklit.

“Jo, aspak. Unë nuk merrem fare me atë pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë.”- tha Armado.