Nata në dhomën e gjumit nuk ka kaluar pa “shkëndija” mes Luiz Ejllit dhe Mateos, të cilët janë përfshirë në një diskutim me ironi dhe thumba për arsyet e hyrjes së fituesit të BBV2 në shtëpi.
Mateo ka tentuar ta provokojë Luizin, duke aluduar se ai është rikthyer në format vetëm për të përfituar nga shikueshmëria dhe suksesi që, sipas tij, ka ky sezon aktual.
“Rekordet i ka parë ai, prandaj erdhi, jo me i thy, por me u bashkangjit, me hëngër çik nga rekordet tona,” u shpreh Mateo me bindje.
Por Luizi ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi, duke përmendur arushin si motivin e vizitës së tij.
“Kam ardhur me pa ‘bolin’ live, nga afër. Nuk jam afru akoma. Më ka pëlqyer shumë para televizorit, por dua të shoh a është dëmtuar shumë në fytyrë kur ra.” tha Luizi
