Policia e Shtetit ka zbuluar 9 raste të zhvillimit të aktivitetit të prostitucionit në qytete të ndryshme të Shqipërisë
Policia e Shtetit ka zbuluar dhe ndërmarrë masa ndaj një rrjeti të gjerë prostitucioni që operon në Shqipëri, ku janë arrestuar 118 vajza dhe gra, shumica e të cilave me kombësi të huaj.
Këto shtetase të huaja, me origjinë nga Brazili, Kina, Tajlanda dhe shtete të tjera, maskonin aktivitetin e paligjshëm si turizëm, duke shpërndarë informacione për destinacione turistike si justifikim për qëndrimin në Shqipëri.
Në fillim të këtij viti, Policia e Shtetit ka zbuluar 9 raste të zhvillimit të aktivitetit të prostitucionit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku këto shtetase, të ardhura me qëllime turistike, u përfshinë në rrjete prostitucioni.
