Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lumir Abdixhiku mbledh nënkryetarët dhe kryetarët e komunave, priten diskutime të ashpra për disfatën zgjedhore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thirrur për të martën një mbledhje me nënkryetarët e partisë dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga kjo forcë politike, në një kohë kur brenda partisë po thellohen debatet për humbjen e rëndë në zgjedhje.

Burime të besueshme brenda LDK-së bëjnë me dije se në këtë takim nuk është ftuar e gjithë kryesia, pikërisht për shkak të diskutimeve që pritet të jenë të nxehta, me tone kritike dhe fajësuese ndaj disa prej pjesëmarrësve për rezultatin zgjedhor.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas të njëjtave burime, kjo mbledhje shihet si një fazë paraprake e “shkarkimit të tensioneve” brenda strukturave lokale dhe qendrore, para se çështja të kalojë në nivel më të lartë politik.

Pas këtij takimi, pritet që të mblidhet edhe Kryesia e LDK-së, ku do të diskutohet për hapat e mëtejmë politikë, përfshirë procedimin institucional të situatës dhe caktimin e një date për Kuvendin e partisë, që pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e lidershipit.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë, ditëve të fundit janë shtuar zërat brenda dhe jashtë partisë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, si pasojë e humbjes së thellë në zgjedhje. Megjithatë, burimet theksojnë se nga krahu i Abdixhikut janë mobilizuar figura të ndryshme partiake për të mos e pranuar dorëheqjen, me arsyetimin se përgjegjësia për rezultatin është e përbashkët dhe nuk mund të personalizohet vetëm te kryetari.

Situata brenda LDK-së mbetet e tensionuar, ndërsa takimet e ditëve në vijim pritet të përcaktojnë jo vetëm fatin e Lumir Abdixhikut në krye të partisë, por edhe drejtimin politik që LDK-ja do të marrë në periudhën e ardhshme.