Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lushaku-Sadriu: Sot u cënua rendi kushtetues

 
   

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se u cenua rendi kushtetues.

Edhe në këtë seancë kryesuesi, Avni Dehari ka propozuar votim të fshehtë,ku edhe në këtë seancë nuk u votua komisioni ad-hoc.

Lushaku -Sadriu, tha se këto veprime po bëhen qëllimshëm nga partia fituese.

“U cënua rendi kushtetues e Kosovës nga partia më e madhe në udhëheqje nga deputeti Kurti dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari. U cenua Kushtetua qëllimshëm. Nuk lejojmë që demokracia të cënohet nga një grup politik. Shprehim indinjatën tonë të thellë se në çfarë gjendje ka ardh Kuvendi i Kosëvës”,tha ajo para gazetarëve.