Lajme

Lutfi Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka shkruar se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen.

Përmes një reagimi, Haziri ka nënvizuar se lufta për liri dhe pavarësi e shqiptarëve u realizua përmes rezistencës paqësore politike dhe kryengritjes çlirimtare të udhëhequr nga UÇK, si mjeti i fundit për mbrojtjen e familjes dhe pronës.

Haziri ka theksuar se krimet e Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës, duke përfshirë gjenocidin, janë plagë të hapura ende, dhe ka bërë thirrje për drejtësi.

Në anën tjetër, krimet e Serbisë deri në gjenocid kundrejt popullit shqiptar të Kosovës janë plagë të hapura ende. Drejtësia e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, duhet dhe pritet të konfirmohet. Kjo drejtësi ndaj udhëheqësve të luftës, është e lidhur me të drejtën e vendosur më 2 korrik 1990, me 2 shtatorin e 1990, si ditë e organizimit ushtarak institucional me grupet e para që përfshinin ushtrimet ushtarake në kazermat e Shqipërisë, pjesë e marrëveshjes së presidentëve Rugova-Alija dhe e konfimuar më 17 shkurt 2008. Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, sepse ishin qëllim i pastër dhe e drejtë. Kjo edhe do të rikonfirmohet së shpejti”, shkruhet në reagimin e tij ndër tjerash.

Të Ngjashme