
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, një ditë para datës zyrtare të nisjes së fushatës. LVV mblodhi në Prishtinë, simpatizantë e anëtarë të saj për t’i kërkuar angazhim për më shumë vota. Aty foli edhe kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti tha se mund të shohin komunat që kanë udhëhequr për të parë ndryshimet pozitive që kanë ndodhur, duke thënë se komunat do ta kenë derën e hapur për të rinjtë e të rejat.
Kurti: Jemi lodhur nga komunat dembele
“Jemi lodhur nga komunat dembele, duam komuna që sjellin modernizim, zhvillim, mirqenie, transformim dhe siguri. Ka ardhur momenti që qeverisja e mirë, qeverisja e mirë, qeverisja që e dëgjion qytetarit të shtrihet edhe në nivel lokal “, tha ai.
Ai shtoi se LVV i ka 20 vjet e 20 vjetarët janë energjik, me ide të reja, kreativitet cilësor dhe provimi i LVV-së, janë pikërisht këto zgjedhje lokale, derisa shtoi se partitë e vjetra gjithmonë kanë bërë një konfkil në mes privatës dhe publikës.
Kurti:Do ta çlirojmë secilën komuna nga prapambeturi dhe hajnia e partive të vjetra
“Këto zgjedhje janë një betejë e veçantë, ju i shihni si janë shumë nga komunat sot. Ato janë të lidhura dhe të bllokuara prej interesave private të klaneve të caktuara dhe prej drejtuesve të korruptuar. Komunat kanë mbetur bastioni i vetëm i korrupsionit kundër qeverisë tonë me komunat duan të na bëjnë bllokada por ne duhet t’i tejkalojmë këto bllokada…Nga secili fshat e qytet ne do të japim këtë mesazh zemrat tona nuk i blini do të, mendjen tonë nuk e thyeni asnjëherë. Ne së bashku e kemi shpëtuar nga prangat e korrupsionit dhe tendencat për ndarje, prandaj jemi që sërish së bashku duhet ta çlirojmë e do ta çlirojmë secilën komuna nga prapambeturi e hajnia e partive të vjetra, ka ardhur koha që në komuna të fitojë subjekti që pasurinë nuk e matë me konto bankare por me zhvillim ekonomik”, tha ai.
Sipas tij, ata kanë nevojë për kryetarë komunash që bashkëpunojnë me Qeverinë dhe qytetarët.