Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

“Ma rrahu djalin e la me trauma”: 33-vjeçarja s’e lejon ish-burrin t’ia marrë të birin në Gjermani

Ka ditë që Liridona Koprani jeton me frikën se ish-burri, Valon Kastrati, mund t’i marrë djalin. I biri, 13 vjeçar, jeton prej disa muajsh me të në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ndërsa babai vazhdon jetën në Gjermani.

Historia e tyre nis më herët. Liridona dhe Valoni u martuan në vitin 2010, ndërsa dy vjet më vonë, në 2012, erdhi në jetë djali, O. Kastrati. Në 2014 u shkurorëzuan me marrëveshje, sipas Liridonës, për të mundësuar që Valoni të martohej me një shtetase gjermane dhe të merrte familjarët nga Kosova.

Moneytizer Paragrafi 2

33-vjeçarja thotë se Valoni kërkonte të mbante të dyja gratë, por ndarja përfundimtare ndodhi në 2017. Pas ndarjes, u vendos që vogëlushi të jetonte me babanë në Gjermani, me të drejtë që çdo herë të vizitonte nënën në Kosovë.

Në vitin 2018, Valoni e autorizoi Liridonën për të përfaqësuar djalin në çdo institucion dhe për të kaluar kufirin sa herë dëshironte. Por në 2019, gjykata i kaloi kujdestarinë babait, duke pretenduar se nëna e kishte neglizhuar djalin.

Moneytizer Paragrafi 4

Djaloshi kaloi 6 vjet në Gjermani, ku jetoi me babanë dhe gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre. Por tani, 13-vjeçari refuzon të kthehet pranë babait. Frika lindi kur djali pas vizitave tek nëna, mezi pranonte të kthehej në Gjermani. Në qershor ai i rrëfeu nënës se:

“Krejt nervozën që babai e kishte dikund tjetër e shfryente tek unë”.

Përjetimet e rënda duket se kanë ndikuar edhe në gjumin e të miturit, i cili shpesh zgjohet natën duke qarë e bërtitur. Liridona ka raportuar këto dyshime për dhunë tek policia, ndërsa gjykata ka nxjerrë urdhër mbrojtjeje ndaj Valonit.

Ajo thotë se shpesh ka qenë e vetme në gjykatë dhe akuzon edhe zyrtaren e QPS-së së Podujevës, Selvete Shabani, për presion.

Tani, Liridona jeton me katër fëmijët e saj, duke përfshirë tre të tjerët nga burri i saj i dytë, i cili vdiq, dhe synon vetëm mirëqenien dhe vendimin e djalit për vendbanimin. /Klankosova.tv