Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Macron për raportet Kosovë-Serbi: Udhërrëfyesi është shumë i qartë

 
   

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar udhërrëfyesi në mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i qartë BE është legjitimime për të kërkuar avancime konkrete për çështje politike.

Macron në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur lidhur me deklaratat e djeshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dje në punimet e samitit, ku Osmani tha se BE shpesh tregohet e pa balancuar dhe po penalizon palën që po zbaton rendin kushtetues.

Macron:Udhërrëfyesi është shumë i qartë

Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës. BE është legjitimime për të kërkuar avancime konkrete për çështje politike mbi zgjedhjet e komunave që nuk kanë qenë të kënaqshme. Për çështje të sigurisë, kjo është e njohur, nuk ka asgjë të re. Mendoj që egzigjenca nuk është humbje besueshmërie, duhet të dal nga kjo ballë për ballje që bllokon situatën. Unë uroj që në javët e ardhshme të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me probleme politike, sociale për të mundur të bëjmë avancime. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj që kërkesat janë legjitime, nuk duhet të lejmë të vendoset një dialog i tërthortë, nuk është mënyra korrekte për të avancuar, të paktën kemi një vullnet për qëllimin e avancimit sepse mendoj që për sigurinë e Evropës, për bashkimin e saj duhet ta bëjmë këtë rrugë por është legjitime të kemi eksigjenca për këtë gjë. Nuk është ide e mirë kur mundohemi t’i përçajmë linjat, apo të vëmë në dyshim proceset, do të të vazhdojmë të ecim, me forcë do të riangazhojmë, ne do shkojmë krahas partnerëve evropian që gjërat të avancojnë në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, Franca ka ushtrinë më efikase në Evropë, pasi kanë një ushtri komplete që kanë investuar që nga 2017, me dy ligje të programimit ushtarak që kanë dyfishuar buxhetin ushtarak.